Hajdari i OVL-së: Fundi i fundit ua kemi çliru këtë shtet, pa dashtë me rrah gjoks

Enver Hajdari nga OVL e UÇK-së ka thënë se kushdo që është në qeveri duhet ta ketë parasysh që veteranët dhe kategoritë e luftës janë pjesë e pandashme e shtetit të Kosovës.

Hajdari thotë se pushtetarët flasin shumë për dëshmorët e për luftë, por nuk kanë vepra.

“Asnjë ndihmesë nuk e ka për këtë kategori, për t’i trajtuar invalidët. Nganjëherë nuk po flas rastësisht tu e dit cfare mundi kemi dhënë pas 100 viteve kemi bërë shtet. Cdo pushtetar e qeveritar, përfshirë Hashimin e Albinin është dashur fillimisht të shkojnë tek kategoritë e luftës e të thonë mirmëngjesi. Sa njeriu ka dhënë një dorë e pa këmbë? A e dini sa gjymtyra e trupit ka mbetur në mal? Sa invalidi është? Këta sa herë dalin e ka gojën plot për dëshmorë e për luftë. Por në momentin kur erdhi kushtrimi për luftë, secili ka pasur të drejtë mobilizimi. Nuk e kam dëgjuar askënd të thotë pse nuk e ka rrokur filani armën? Asnjë. Por ata të mos na shanë. Se fundi i fundit, ua kemi cliruar këtë vend pa dashur të rrahim gjyks. Ky vend ka zot ka shtet ka luftë. Dhe një ta dinë Kurti e qeveria. Kurrë në jetë nuk do të ndahen veteranët nga shteti”, tha ai më emisionin Pressing në T7.