Hajduti niset për të sulmuar një grua, por kjo i kushtoi me jetë (Video)

Një burrë brazilian i cili në mes të rrugës dëshironte të grabiste një grua e pësoi keq, pasi qëlloi se ajo ishte zyrtare policore.

Në të njëjtën kohë kur burri po tentonte t’i afrohej, ajo nxori pistoletën dhe e qëlloi, transmeton reporteri.net.

Hajduti i identifikuar si Francisko Gonsalves dos Santos, 40 vjeçar u shpall i vdekur në vend të ngjarjes.
Siç mund të shihet në pamjet nga kamerat e sigurimit, ai doli nga vetura dhe u nis kah gruaja. Kur tentoi ta plaçkisë, ajo menjëherë nxori armën dhe e qëlloi për vdekje.

Hetimet për këtë ngjarje në qytetin e Sao Paolos janë në zhvillim e sipër.

https://youtu.be/Tl55VzYC3z8