Hajnat thyejnë shkollën në Gjakovë: Vjedhin bustin 10 mijë euro

Disa persona kanë thyer shkollën ‘Emin Duraku’ në Gjakovë dhe kanë marrur  burstin e Emin Durakut që ndodhej në ambientet e shkollës, bust ky që kap vlerën prej 10 mijë eurosh.

Një lexues i Gazetës Metro ka treguar se ngjarja ka ndodhur sot, derisa disa persona të maskuar kanë ikur me bustin që kanë vjedhur në drejtim të panjohur.

Ndërsa Metro ka folur me policinë, të cilët kanë konfirmuar vjedhjen që ka ndodhur në këtë shkollë fillore. Zëdhënsja e policisë për këtë rajon Lirije Podrimaj Patrullat policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me drejtorin e shkollës i cili ka raportuar se persona të pa njohur kanë vjedhur bustin e kësaj shkolle, vlera e dëmit sipas ankuesit është e konsiderueshme.

“Me datë 03.01.2020, në ora 12:20, stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion për një rast vjedhje të ndodhur në rrugën ,, Elton Zherka” respektivisht në shkollën e mesme të ulët “Emin Duraku”. Patrullat policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me drejtorin e shkollës i cili ka raportuar se persona të pa njohur kanë vjedhur bustin e kësaj shkolle, vlera e dëmit sipas ankuesit është e konsiderueshme. Sektori i hetimeve nga stacioni policor në Gjakovë ka inicuar rastin ,, Vjedhje e rëndë” dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po bëhen hetime intensive për ndriçimin e rastit”, ka thënë Podrimaj.

Kutojmë që shkolla nuk kishte nxënës në atë kohë kur ka ndodhur vjedhja e bustit, pasiqë janë në pushim./gazetametro.net