Hajnat vjedhin në shtëpinë e kryetarit të AKK-së, intervenon Policia

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi, ka bërë të ditur se i kanë hyrë në shtëpi hajnat gjatë ditës së sotme. Sipas tij, hajnat ia kanë vjedhur një televizor, një lap top dhe 2 karikatorë të armës.

Sipas Prestreshit në vendin e ngjarjes ka dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës.

“Sot, më paskan hyrë hajnat në shtëpi. Një televizor e paskan zhdukë, një lop top, dhe 2 karikatorë të armës. Kështu e konstatuam bashkë me policinë dhe ekipin e forenzikës. Një falënderim të veçantë për Policinë e Kosovës, për punën e tyre profesionale”, ka thënë ai.