Hoti: Administrata amerikane ka refuzuar të bashkëpunojë me Kurtin

I mandatuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, ka thënë se vijat e kuqe në dialog me Serbinë janë ato që janë miratu në platformën e partisë.

“Vijat e kuqe në dialog me Serbinë janë ato që janë miratu në platformën e LDK-së, së fundmi ne grupi parlamentar, para se të votohet mocioni i mosbvesimit ka propozuar një rezolutë të re. Jemi mundu me bindë ish-partnerin qeverisës t’i marrë përgjegjësitë”, ka thënë Hoti.

“Pritjet e partnerëve tanë në fillim të qeverisë kanë qenë të larta, relacionet që ne si LDK kemi pasë me këta partnerë, që qeveria të jetë partner kredibil në këtë process. Arsyet që ka nxjerr kryeministri në detyrë, i din ai. Kemi pasë refuzim të administratës amerikane për të bashkëpunu me këtë. Në fillim ka pasë ftesë por më vonë rezervë. Ia kemi bë të qartë që nuk mund të vazhdohet në këtë formë, mbi bazën e kësaj është edhe letra e fundit e Mustafës që ne nuk mund të vazhdojmë me një kryeministër që prish raportet me Amerikën”, ka thënë Hoti.