Hajnat vjedhin stoli ari dhe armë zjarri në një shtëpi në Deçan

Vjedhjet në vendin tonë po rriten çdo ditë e më shumë, duke rritur kështu pasigurinë për qytetarët dhe bizneset e ndryshme, shkruan Gazeta Sinjali.

E rastet e vjedhjeve të stolive të arit po raportohen pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës.

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur edhe dje në fshatin Prilep të Deçanit, ku persona të panjohur, kanë depërtuar me forcë në një shtëpi, dhe kanë vjedhur stoli ari në vlerë prej rreth 1700 euro.

Persona të afërt me familjen në shtëpinë e së cilës ndodhi vjedhja, kanë thënë në kushte anonimiteti se hajnat përveç stolive të arit, vodhën edhe një armë zjarri.