Digjet shtëpia në Gjakovë, lëndohet një person

Një shtëpi është përfshi nga flakët në Gjakovë. Edhe pse shtëpia ka qenë e vjetër dhe e pabanueshme, në rrethana ende të paqarta, është lënduar një person.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga komandanti i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj.

Si pasojë e këtij zjarri që përfshiu një shtëpi lëndime trupore mori një person.

“Po e konfirmoj se është djeg një shtëpi e vjetër e pabanuar dhe është lënduar një person, por jashtë rrezikut për jetë”, tha Gjokaj për Indeksonline.

Ai theksoi se zjarri tashmë është lokalizuar nga ekipet e zjarrfikësve.