“Hakerët kanë marrë dokumentet shtetërore të Shqipërisë”, reagon Rama: Spekulim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për lajmet e fundit që kanë qarkulluar në disa media ku është raportuar se hakerët që goditën zyrat e shtetit shqiptar, duke arritur të hyjnë në serverët e dokumenteve zyrtare, kanë arritur të marrin prej andej dokumente të ndryshëm.

Spekulime i ka quajtur Rama të gjitha këto raportime.

“Se cila është arsyeja që ‘Top Channel’ vazhdon spekulon papërgjegjshmërisht, pa asnjë bazë, provë, fakt, mbi zhvillimet në frontin e luftës kibernetike, këtë nuk e di! Ndërkohë arsyeja pse mediet e një biznesmenit të kapur me evazion masiv bëjnë të njëjtën gjë, kuptohet më lehtë!”, ka thënë Rama.