Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, e ka cilësuar si të padrejtë gjykimin e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Klinaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjykimi i shqiptarëve para serbëve për krime lufte është një krim në vetvete.
Tutje, ai ka rikujtuar qëndrimin e kësaj organizate karshi Gjykatës Speciale.
Postimi i plotë:
Nuk e kemi njohur, nuk e njohim dhe nuk do ta njohim Gjykatën Speciale, pavarësisht miratimit nga Kuvendi i Kosovës.
Të gjykohet qoftë edhe një luftëtar i UÇK-së, para se të gjykohet pushtuesi serb i cili kreu krime, masakra e gjenocid në Kosovë, është krim i rëndë nga ana e drejtësisë. /Fokusi.info/