Haki Abazi, del kundër Albin Kurtit – i pengon Blerim Shala

  1. Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka dal kundër idesë që Blerim Shala të jetë pjesë e delegacionit për bisedime me Serbinë.

Sipas tij, Shala ka qenë joproduktiv në dialog sa udhëheqej nga Hashim Thaçi.

“Klan Kosova” sot publikoi një lajm ku tha se Albin Kurti ka ftuar Blerim Shalan dhe Veton Surroin që të bëhen pjesë e dialogut me Serbinë.

Duket se Haki Abazit nuk i ka pëlqyer ky veprim i shefit të tij.

Postimi i plotë i Haki Abazit:

Roli i Blerim Shales në dialogun e udhëhequr nga Hashim Thaçi, ka qenë joproduktiv dhe në përkrahje të degradimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Procesi i deritanishëm i dialogut ka prodhuar dëme vështirë të riparueshme, e ka dobësuar pozitën negociuese të Kosovës, dhe ka krijuar rrethana të favorshme për Serbinë. Në asnjë mënyrë nuk duhet të aplikohet mendësia e vjetër e aq me pak të sigurohet pjesemarrje pa legjitimitet qytetarë në nje proces kaq jetik të individëve që kanë kontribuar në rezultatet negative të shtetndërtimit në dekadën e kaluar.