Haki Abazi tregon se nga kush është kërcënuar

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë,Haki Abazi, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth kërcënimeve që ka marrë “Grupi i Gjelbërt” një grup i formuar disa javë më parë nga kryetarja e Komisionit për Mjedit dhe Bujqësi, Fitore Pacolli-Dalipi.

Abazi tha se ata që kanë qenë kundër “Grupit të Gjelbërt” e kanë kërcënuar këtë grup.

“Faleminderit që keni ardhë edhe pse po tentohet të sabotohet kjo konferencë për media duke caktuar takime të Komisioneve nga ora 10:00.”

Abazi tha se ka qenë Fitore Pacolli-Dalipi e cila ka kërcënuar Grupin e Gjelbërt.

“Ata që kanë qenë kundër formimit të “Grupit të Gjelbër” janë ata që e kanë kërcënuar këtë grup. Kryetarja e Komisionit për Mjedis dhe Bujqësi është ajo që i kërcënon anëtarët e Grupit të Gjelbërt dhe rrjedhimisht një nga anëtarët është larguar për shkak të këtyre kërcënimeve dhe shantazhimve që janë bërë në vazhdimësi” tha Abazi në konferencë.