Kica në LDK, Pozhari: Mos harroni se Osmani është bërë presidente me një votë të “kontrabanduar” nga PDK

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka thënë se Daorsa Kica-Xhelili është një prej depueteve më të përgatitura në Kuvendin e Kosovës, derisa ka shtuar se nuk duhet sulmuar.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata që e sulmojnë për “kontrabandim të vullnetit qytetar”, nuk duhet të harrojnë se Vjosa Osmani është zgjedhur presidente me votë të “kontrabanduar” të një deputetes së PDK-së, duke iu referuar deputetes Adelina Grainca, e cila më pas kaloi në VV.

“Nuk kanë thënë kot se çfarë mbjell, do të korrësh!”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Daorsa Kica-Xhelili është një prej depueteve më të përgatitura në Kuvendin e Kosovës. Ata që e sulmojnë për “kontrabandim të vullnetit qytetar”, mos të harrojnë se në një të kaluar jo shumë të largët edhe Vjosa Osmani u pat zgjedhur presidente me votë të “kontrabanduar” të një deputetes së PDK-së. Emri nuk po më kujtohet sepse më kurrë nuk kam dëgju për të!Nuk kanë thënë kot se çfarë mbjell, do të korrësh!