Haki Morina: Vjosës po i duket shteti lodër

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina ka kritikuar presidenten e vendit për moszbatimin e protokoleve shtetërore, siç ishte rasti i veshjes me uniformë ushtarake të bashkëshortit të saj, gjatë një ceremonie të FSK-së, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook, Morina ka pyetur se cili president/te e merr me vete dhe e veshë me uniformë ushtarake bashkëshortin apo bashkëshorten e vet?

Postimi i plotë i tij në Facebook:

Një president/te që nuk i zbaton protokolet shtetërore, ai ose ajo se ka marrë seriozisht shtetin dhe funksionimin e tij.
Cili president/te e merr me vete dhe e veshë me uniformë ushtarake bashkëshortin apo bashkëshorten e vet?
Asnjë nuk bën, siç bëri Vjosa, të cilës shteti po i duket një lodër në duart e veta./Fokusi.info/