Haki Rugova: Ka ndërruar jetë gruaja e prekur me Koronavirus, vetëm dje na u konfirmua si e infektuar

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka konfirmuar se para gjysmë ore ka ndërruar jetë gruaja e cila ishte e prekur me Koronavirus.

“Para gjysmë ore kam pranua informacionin nga policia se kemi vdekjen e parë nga Koronavirusi”, ka thënë Rugova përmes telefonit për KlanKosova.tv.

“Është rasti i parë i vdekjes dhe rasti i parë i konfirmuar në komunën tonë me COVID-19. Kam dilema. Vetëm dje na u konfirmua si rasti i parë i prekur, tash kemi konfirmimin se ka ndërruar jetë”.

Ndërron jetë pacientja e Istogut që doli dje pozitiv me koronavirus