Ndërron jetë pacientja e Istogut që doli dje pozitiv me koronavirus

Në orët e paraditës së sotme, ka ndërruar jetë pacientja nga Istogu e infektuar me koronavirus. Indeksonline merr vesh se A.K nuk ka arritur të mbijetojë duke ndërruar jetë në QKUK.

E njëjta kishte probleme edhe në zemër dhe lukth.

38 vjeçarja nga fshati Lluga të Istogut ka lënë prapa dy fëmijë. Indeksonline merr vesh se e njëjta pak vite më parë kishte humbur edhe burrin në një aksident.