Halil Kastrati flet pas operimit

Humanisti Halil Kastrati është lajmëruar në rrjetet sociale pas operimit që ka pasur para disa ditësh, duke njoftuar opinion se ndihet mirë.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se ka filluar të marrë veten dhe se së shpejti do t’i kthehet punës me “Jetimat e Ballkanit”.

“Pas vështirësive, vjen lehtësimi, është premtim i Zotit tonë. Unë ia dola edhe një sfide, atë të operimit me sukses. Ndihem shumë i pasur nga të gjitha ato lutje e bekime prej mbarë popullit për mua e shëndetin tim”, ka shkruar Kastrati.

Postimi i plotë:

Faleminderit të gjithëve!

Pas vështirësive, vjen lehtësimi”, është premtim i Zotit tonë. Unë ia dola edhe një sfide, atë të operimit me sukses. Ndihem shumë i pasur nga të gjitha ato lutje e bekime prej mbarë popullit për mua e shëndetin tim.

Një falënderim i veçantë shkon për spitalin Ortomedica, dhe doktorin Hatim Baxhaku.

Unë kam filluar ta marrë veten, dhe pres shumë shpejt t’i kthehem punës me Jetimat e Ballkanit, gjë e cila i jep kuptim jetës time.

O Zoti i Gjithësisë, ti je Shërues, shëroje çdo të sëmurë, me një shërim të plotë.