Halil Kastrati shpallet “Qytetar Nderi” në Kukës

Humanisti Halil Kastrati sot u nderua me Titullin “Qytetar Nderi” i Qytetit të Kukësit.

Në këtë ngjarje të veçantë mori pjesë edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, transmeton Fokusi.info.

“Për mua sot është një nder që të gjendem në mesin e vëllezërve dhe motrave tona që dhanë një kontribut shumë të madh, sidomos gjatë luftës kur pat nevojë populli i Kosovës. Po më vjen mirë që ne politikanët spo mundemi ti kalojmë disa barriera, ndërsa po del një humanist po i kalon kufijtë administrativ e po i bashkon të gjitha trojet shqiptare në aspektin e humanizmit”, u shpreh Muharremaj në fjalën e tij.