Hamasi publikon një video të nisjes së raketave nga Gaza drejt Izraelit

Hamasi ka publikuar pamje nga nisja e raketave nga rripi i Gazës në drejtim të Izraelit.

Gaza është vendi ku janë të pozicionuara një pjesë e madhe e forcave të Hamasit që sulmuan mëngjesin e së shtunës jugun e Izraelit.

Në anën tjetër, Izraeli ka njoftuar se të paktën 123 ushtarë izraelitë janë vrarë nga Hamasi në këto ditë luftime.

Gjithashtu, autoritetet izraelite kanë njoftuar Hamasin se vrasja e pengjeve “nuk do t’i bëjë mirë situatës”, pasi terroristët kanë kërcënuar ekzekutimin e tyre nëse Izraeli sulmon pa paralajmërim.