Hamza: Prita fjalim më serioz nga kryeministri, me poezi nuk adresohen këto çështje

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Bedri Hamza ka replikuar me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se priti një fjalim më serioz prej kryeministrit për një çështje shumë serioze.

“Me poezi nuk adresohen këto çështje serioze, ne dëshirojmë një qeveri që ka sukses. Por me thënë se për 30 ditë është qeverisja më e mirë është gabim, sepse duhet të pritet. Ka mos-harmonizim mes partive opozitare, por jemi parti të pavarura. Është tepër shqetësuese mungesa e harmonizimit të qëndrimeve në mes qeverisë. Nuk mundet ky vend të ketë zhvillim ekonomik e stabilitet duke i vënë në pikëpyetje relacionet tona me partnerët strategjik”, tha Hamza.

Hamza tha se kushdo që shkon në Amerikë dhe arrin të takohet me Sekretarin e Shtetit është arritja e madhe.

“Me shku në ShBA kur të doni me presidentin hajdeni në Kuvend e bisedoni, por me shku në ShBA e me u taku kushdo me sekretarin e shtetit e konsideroj se është punë e madhe dhe mirë për këtë vend. Ndjehem tepër mirë për këtë, a shkon presidenti apo kryeministri apo të shoqërisë civile kushdo, nëse arrin me shku në ShBA dhe me pas një prezantim të mirë është fat për ne”, shtoi ai.