“Hap krahun e përparimit të Kosovës”, Peci akuzon Ramën se po ia bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci ka akuzuar Kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën se përmes administratës së këtij të fundit, po ia bllokon ndërtimin e objektit të ministrisë që ai drejton, shkruan Reporteri.net.

Përmes një postimi në Facebok, Peci ka thënë se qytetarët duhet ta dijnë që Rama ka bllokuar çdo procedurë për ndërtimin e kësaj ministrie.

Ai ka thënë se janë bërë 73 ditë që kur kanë paraqitur kërkesën, dhe se siç thotë ai kanë kaluar 42 ditë nga afati kohor, dhe arsyet sipas tij që po mbesin të bllokuar janë banale.

Nga ky bllokim i këtij projekti, Peci thotë se mohohen fitim 160 milionë euro për bujqësinë

Postimi i plotë:

☀️Mirëmëngjes Përparim Ramës i cili përmes administratës së tij bllokon ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural!

🧐Qytetarët e Prishtinës por edhe qytetarët e Kosovës duhet ta dinë që Përparim Rama ka bllokuar cdo procedurë për ndërtimin e Objektit të MBPZHR-së!

🗓Sot është dita e 73-të nga dita e paraqitjes së kërkesës dhe dita e 42-të e kalimit të afatit kohor që Përparim Rama ka mohuar pajisjen e MBPZHR-së me kushtet e ndërtimit të objektit!

📃Përkundër dhjetra takimeve dhe shkresave zyrtare duke përfshirë emailin direkt në adresë të tijën, ne mbesim të bllokuar me arsyet banale dhe fiktive të zyrtarëve komunal të llojit të:
🤒I është sëmurë babai njërit prej zyrtarëve;

🤭Zyrtari kompetent është në pushim vjetor,

🤐Kemi bërë disa lëshime teknike, javën tjetër ua lëshojmë;

🤧Zyrtarit i është sëmurë kunata; e kështu me rradhë.

🤠Rikujtojmë se Përparim Rama dhe Ekzekutivi i Komunës së Prishtinës ka zvarritur në vazhdimësi përgjegjësitë ligjore të cilat iu takojnë karshi kërkesave tona respektivisht të MBPZHR-së, siç janë përgjegjësitë ndaj aksioneve të inspektorëve!

🇽🇰Qartësojmë për qytetarët e Kosovës, se bllokimi i ndërtimit të Objektit të MBPZHR-së, ndër të tjerat mohon përfitimin e 160 milionë eurove për bujqësinë vetëm në vitin e parë nga akreditimi në IPARD, si dhe liron buxhetin e shtetit nga barra e qirasë së lartë. Njëherit ky objekt do të akomodojë zyrtarët e institucionit tonë dhe agjencive përkatëse ekzekutive.

🫡Përparim, hap krahun përparimit të Kosovës.

Lini një Përgjigje