Hapa para për prodhimin e vaksinës për shërim nga Covidi, pati rezultat te majmunët

Ekspertët njoftuan se një vaksinë prototip mbron majmunët nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Përderisa mbi 100 projekte hulumtuese për të zhvilluar vaksinë kundër koronavirusit janë duke vazhduar, një hulumtim nga Beth Israel Deaconess Medical Cente, me qendër në Boston, u publikua në revistën “Science”.

Në eksperimentin e zhvilluar nga virologu Dan Barouch dhe ekipi i tij se si ndikon COVID-19 ndaj majmunëve, çdo majmuni iu dhanë fragmente të ADN-së, dizajnuar saqë sistemi imunitar ta njohë virusin dhe atë e transformon në proteinë virale si dhe u provuan gjashtë variacione.

Pas eksperimentit disa vaksina siguruan mbrojtje të pjesshme, ndërsa një nga vaksinat, duke trajnuar sistemin imunitar, sulmoi proteinat e koronavirusit dhe te tetë majmunët që u eksperimentua vaksina nuk u has virusi./Top Channel