Gjoshi pas emërimit të kryeshefit në “Ibër Lepenc dhe për verifikimin e listave të veteranëve: Sjellje e poshtër e pushtetit

Pasi kryeminsitri Kurti emëroi si kryeshef të ”Iber Lepencit ‘’ Faruk Mujkun i cili akuzohet se ka qenë anëtar i partisë së gruas së Milloshevqit, dhe pasi ministri i financave Hekuran Murati përmendi përsëri verifikimin e listave të veteranëve, ka reaguar edhe Betim Gjoshi i PDK, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook, Gjoshi e ka cilësuar ’sjellje të poshtër’ të Qeverisë Kurti, këto dy çështje.

‘’Albin Kurti e paska shpërblyer, ashtu siç është raportuar në media, ish-anëtarin e kryesisë lokale të partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviqit.

Vartësi i tij, Hekuran Murati po paralajmëron edhe veteranët e vërtetë se kund vend në Kosovë nuk do t’iu lëmë.

Në këtë sjellje të poshtër të pushtetit, e dhimbshme është heshtja e ish të burgosurve politik apo e ish-luftëtarëve të UÇK-së që janë në këtë parti’’, ka shkruar Gjoshi.