Hapet dhe një shkollë e re në Cham të Kantonit të Zug-ut

“Shkolla Shqipe” në Zvicër, njofton për hapjen e një pikë tjetër shkollore të mësimit të gjuhës, kulturës e historisë shqiptare në qytezën Cham, Kanton Zug. Mësimi në këtë shkollë zhvillohet çdo të mërkurë nga mësuese Lumnije Klinaku Neziri, transmeton Fokusi.info.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, i uron mësuese Lumnijes dhe nxënësve të saj suksese në këtë rrugëtim drejt dijes.

Ambasada e RSH-së, u bën thirrje të vazhdueshme gjithë prindërve dhe fëmijëve në moshë shkollore të bashkohen në këtë përpjekje për të ruajtur e promovuar gjuhën, kulturën, traditat e historinë Atdhetare./Fokusi.info/