Mazgit: Vetura përplaset me ekskavatorin, shpëton shoferi

Në fshatin Mazgit të Obiliqit ka ndodhur një aksident trafiku mes një ekskavatori dhe një veture, ku kjo e fundit duket që ka pësuar dëme të mëdha.

Lexuesit e Klankosova.tv nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se shoferi i veturës është parë duke dal nga automjeti pa ndonjë lëndim të dukshëm.