Hapet konkursi për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj, në vitin akademik 2019/2020.

Në këtë vit akademik, UP do të pranojë 7136 në afatin e parë të konkursit.

Universiteti i Prishtinës ofron dhjetëra programe në 13 fakultete.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 12 korrik.