Haradinaj: 2021 vit i fitores, ne jemi ndryshimi i sigurt 

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ua ka uruar festën e Vitit të Ri qytetarëve të Kosovës, teksa ka thënë se AAK është ndryshimi i sigurt.

Haradinaj përmes një video-mesazhi ka thënë se viti 2020 ishte një vit plotë sfida, ndërsa 2021 do të jetë vit i fitores.

“Po e përmbyllim një vit të vështirë, ishte sfidues, s’po ia kujtojmë njëri-tjetrit sa i vështir ish. Ne kemi kaluar edhe dekada e shekuj të vështirë, por s’jemi dorëzuar asnjëherë. E mbyllem edhe këtë vit, po hymë në vitin 2021, vitin e fitores, pra do të fitojmë mbi krejt sfidat që na presim. Nga zemra iu urojë familjet e juaja, të jetë vit i mbar, i urojë edhe miqtë tanë kudo që janë. Gëzuar”, ka thënë Haradinaj.