Parashikimi i motit

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe i freskët. Në mëngjes dhe paradite mund të ketë reshje lokale shiu, ndërsa gjatë ditës reshjet pushojnë dhe fillojnë intervalet e herëpashershme kohore me diell.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Pritet stabilizim gradual i motit, por mbetet freskët. Edhe në Luginën e Preshevës nesër priten vranësira dhe riga shiu në mëngjes të cilat do të pushojnë gjatë ditës.

Të shtunën përmirësim i motit dhe ngritje e temperaturave.

Nga e diela ngritje e ndjeshme e temperaturave të cilat në fillim të javës së re pritet të shkojnë mbi 30 gradë Celsius. Gjatë pasditeve priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat në disa vise kodrinore-malore mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan