Haradinaj deklarohet pas takimit me përfaqësuesit e Merkelit dhe Macronit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me prita delegacionin ndër- qeveritar nga Gjermania dhe Franca, dhe përfaqësuesit e Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për rrjedhën e Samitit të Berlinit dhe parapërgatitjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në Paris.

“Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Sot prita delegacionin ndër- qeveritar nga Gjermania dhe Franca, dhe përfaqësuesit e Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron, për të diskutuar rrjedhën e Samitit të Berlinit dhe parapërgaditjet për vazhdimin e angazhimit në takimin e radhës në Paris.

Kosova është gati për marrëveshje gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë aktualë, dhe mirëpresim fokusin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun në binarët e duhur!”