Haradinaj: E kundërshtoj fuqishëm trajtimin e padinjitetshëm që po i bëhet Pacollit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë që nuk pajtohet me trajtimin që i është bërë kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook, ka theksuar se njëjtë si më herët kur nuk është pajtuar me trajtimin që i është bërë Vetëvendosjes, të njëjtin gjë e kundërshton edhe sot për rastin e Pacollit.

“Gjithmonë kam qenë kundër trajtimit të padinjitetshëm të kujtdoqoftë, duke mos përjashtuar këtu edhe trajtimin, potencialisht të keq të aktivistëve të VV-së dikur. Pa ndryshu asnjë shkronjë, sot e kundërshtoj fuqishëm trajtimin e padinjitetshëm të një të zgjedhuri të popullit, siç është deputeti Behgjet Pacolli”.

“Sipas Kushtetutës, mandati i deputetit është i pacënueshëm dhe i pandikueshëm nga agjendat politike”, ka shkruar Haradinaj.