Haradinaj i përgjigjet Kusarit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të Mimoza Kusarit me Slavko Simiq, në të cilin flasin edhe për veteranët dhe listat e fryra të tyre.

Në atë bisedë Kusari e përmend Haradinajn si përgjegjës për këtë.

E lidhur më këtë ka ardhur reagimi nga i pari i AAK-së.

Ai ka publikuar një fjalim të tij pikërisht në ditën kur në Kuvend u votua kundër përfshirjes së veteranëve në Ligjin për Pagat.

”Fjala ime para një viti, pikërisht në ditën kur Vetëvendosje dhe Lista Serbe në koordinim votuan kundër që veteranët të përfshihen në ligj”, ka shkruar Haradinaj në videon e publikuar.