Haradinaj: Jam optimist që speciales më 2020 nuk i vazhdohet mandati

Nasim Haradinaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se pret që Gjykatës Speciale të mos i vazhdohet mandati.

Ai duke folur në “Imazh” te RTK ka thënë se kjo është është gjykatë një etnike e raciste.

“Unë jam shumë optimist që më 2020 nuk do t’i vazhdohet mandati Gjykatës Speciale. Besoj që do të vetëdijësohen deputetët. Unë u apeloj deputetëve që vijnë që të mos koriten dhe të mos e votojnë vazhdimin e kësaj gjykate. Kjo është gjykatë një etnike, është gjykatë raciste”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se deputetët kanë gabuar rëndë kur e kanë votuar themelimin e Speciales.