Partitë politike përplasen për UÇK-në

388

Ish-anëtarët e UÇK-së që përfaqësojnë parti të ndryshme politike kanë debatuar mbi rolin e ushtrisë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Kandidati për deputet nga LDK-ja Anton Quni, ka thënë se LDK është nismëtare e UÇK-së dhe se vlera e saj duhet të mbrohet. Ai tha se votuesi duhet të votojë për programin më të mirë e jo të mendojë për të kaluarën.

Ndërkohë kandidati i PDK-së, Gazmend Bytyqi, po ashtu në televizionin 7, ka thënë se subjekti i tij është pasardhës natyral i UÇK-së pasi ajo u formua pas marrëveshjes për demitalirizim.

“PDK ka nen në statutin e saj ku ceket e kaluara e saj e lavdishme”, tha ndër të tjera ai.

Këtu ndërhyri kandidati i Nismës, Çerkin Dugolli i cili tha se po atë statut e ka shkruar një anëtar i Nismës. Por ai kërkoi që të mbrohet vlera e ushtrisë çlirimtare nga të gjithë.

“Ishte vetë Jakup Krasniqi ai që shkroi nenin për vlerën e UÇK-së në PDK. Vlera kombëtare i përket qytetarëve. Është e vërtet se tema duhet të kthehet në debat që të dihet se kush është ai që do ta mbrojë më së miri. I kemi krerët në Gjykatë. Duhet të mbrohen bashkëluftëtarët”, tha ai.