Haradinaj komenton arrestimin e këshilltarit të ish-ministrit Selim Selimi

Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër persona në Telekomin e Kosovës, e në mesin e tyre edhe Trim Musliun, i cili ka qenë edhe këshilltar i ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi nga AAK.

Periskopi ka kontaktuar me Daut Haradinajn nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i cili ka thënë se për rastin në fjalë duhet të zbatohet ligji.

“Nuk kam shumë njohuri, por duhet të zbatohet ligji pa marrë parasysh kush është, pa presione e pa ndërhyrje“, ka thënë Haradinaj.

Kujtojmë se bashkë me Trim Musliun është arrestuar edhe vëllai i tij, Denis Ceman, i cili më herët kishte qenë këshilltar i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut nga LDK.