Haradinaj kujton ‘Lulin’: Kombi ynë ndihet krenar me kontributin e tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar komandantin Lulzim Morina – Lulin në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta. Haradinaj ka thënë se Lulzim Morina shquhej për heroizmin e rrallë në luftën për liri.

“Lulzim Morina, i njohur si komandant Luli, gjatë luftës çlirimtare shquhej për heroizmin e rrallë. Me guxim dhe vendosmëri, ai nderoi emrin e Agim Zenelit në udhëheqjen e Brigadës 135, duke shënuar suksese të shumta”, ka thënë Haradinaj.

Hallaqi i Vogël i Lipjanit ashtu si tërë kombi ynë ndihen krenarë për kontributin e pamohueshëm të Lulit, ka thënë Hardinaj, ish-komandant i UÇK-së për Rajonin e Dukagjinit.