Haradinaj: Kurti vazhdimisht i ka neglizhuar veteranët e luftës, por po më çuditë Rexhep Selimi

Kategoritë e dala nga lufta, nuk do të përfshihen në Pakon Emergjente të Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Financave Besnik Bislimi kishte deklaruar që veteranët e UCK-së nuk do të përfshihen në pakon emergjente e madje tha se tani është kohë mbijetese dhe jo kohë për bonuse.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një prononcim për Periskopin deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti vazhdimisht i ka anashkaluar veteranët e luftës. Madje, sipas tij, për veteranët është t’i bie ndërmend Rexhep Selimit pasi ky i fundit kishte qenë pjesë e luftës.

‘’Për neve është e pa kuptimtë të paktën të mos shqyrtohet gjendja e veteranvëse ku dihet se edhe kjo është shtresë sociale me vetëm 170 euro. Të paktën të shqyrtohet por jo si kategori. Ai ministri i Financave ka thënë ne nuk merremi me donacione, nuk janë këto donacione të askujt, edhe këta janë raste sociale. Ai nuk guxon si grupim me i anashkalu, ashtu vetëm ne fashizëm tjetërkush nuk ka bë kësi veprimi. A është qëllimi i Kurtit apo i ministrit të tij, këtë nuk e di, por të paktën është dashtë Rexhep Selimit me i ra në sy kjo. Gucati ka bisedu direkt edhe me përfaqësuesin e Organizatës që është pranë kryeministrit ai ka thënë që nuk mund të bëjë asgjë në bazë të ligjit. Por nuk është tregu i vullnetshëm me u sqaru për çka e tek’’, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kurti asnjëherë nuk e ka vizituar OVL të UÇK-së.

‘’Kurti me kqyrë kështu si rregull, asnjëherë nuk ka marrë iniciativë me e vizitu Organizatëne Veteranëve të Luftës për dalliim prej partive tjera. Ka ardhë Rexhep Selimi, por jo Kurti. Ndërsa Rexha e ka sjellë para një viti a dy. Kurti na ka injoruar edhe në festa zyrtare. Asnjë kontakt me neve nuk e ka bërë. Edhe në ditët e manifestimeve e ka thirrë organizatën por kurrë nuk e ka përshëndetë. Për neve është shumë e çuditshme, sepse Kurti dikur ka qenë zëdhënës i UÇK-së’.

Tutje, ai ia përmend Kurtit edhe shkarkimet e bordeve por ia rikujton që në OVL nuk ka borde dhe se nuk mund ta shkarkojë askënd.

‘’Ne jemi ata që jemi. Nëse Kurti don m’i ndrru bordet, vetëm këtu nuk mundet dhe këtë ia garantojmë sepse këtu vendosin veteranët, nuk ka borde shyqyr Zotit.’’

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, përmend edhe protesta ndaj Kurtit, por që nuk mund t’i organizojnë tani për shkak të pandemisë, COVID-19.

‘’Po të mos ishte në shkarkim dhe po të mos ishte pandemia, do të ishte përballë me një protest fort të fortë të veteranëve dhe e kish pa atëherë se çka është. Edhe veteranët minimum do t’i kishin përdorur masat e tij protestuese. Gur, vo dhe molotov që ka përdorur që janë brenda standartit të tij, sepse i ka standardize vet. Falë virusit ai mundet me qëndru shlirë. Përndryshe të ishim në gjendje normale, Kurti do të ishte përballë me të gjitha metodat ‘’demografike’’, që i ka përdor ai prej gurëve, vezëve dhe molotovit- dhe e kishte pa a kishte mundur t’i neglizhojë veteranët kështu siç po i neglizhon tani.’;, përfundon Haradinaj.