Haradinaj –Kurtit: Janë momentet e fundit që të reflektosh dhe të ndërpresësh shkatërrimin e vendit

Kryetari i AKK-së, Ramush Haradinaj sot ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm të partisë.

Ai, përmes një njoftimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se aty u riafirmua vendosmëria e mbrojtjes së interesave nacionale të Kosovës.

Kurse ka kërkuar nga gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë.

Haradinaj ka thënë se sa i përket Kurtit , janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion.

Postimi i tij i plotë:

Sot me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës, riafirmuam vendosmërinë tonë për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës dhe orientimin proamerikan.

Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse.

Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion.