Hoti: Faza e parë e dialogut do të nisë me dy çështje të mëdha ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë që do të rifillojë në Uashington të Amerikës, do të fillojë me çështje ekonomike, edhe pse problemi është puro politik.

Tutje, ai tha se pas takimit me 27 qershor do t’i kemi të qarta detajet tjera.

“Dialogun do ta fillojmë me çështje ekonomike në mes të dy vendeve. Problemi në mes Kosovës dhe Serbisë është puro politik. Problem i Serbisë është që nuk e njeh Kosovën, mirëpo ne do të fillojmë me çështje ekonomike”, është shprehur Hoti. Pas takimit në Uashington do t’i kemi të qarta detajet, fokusi më i madh i këtij takimi do të jetë I frytshëm, dy tema të mëdha, çështja e hekurudhave, dhe autostradës, agjenda do të jetë me fokus zhvillimi ekonomik në mes dy vendeve”, tha Hoti në Pressing.