Haradinaj mbron vendimin për ndarjen e 53 milionë eurove për “Bechtel-Enkan”: Ishte i bazuar në procedurat

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbrojtur vendimin për ndarjen e 53 milionë eurove për kompaninë “Bechtel-Enkan”.

Në seancën e sotme gjyqësore që po mbahet për rastin e 53-milionëshit, ai ka thënë se vendim i Qeverisë për të ndarë këtë shumë të mjeteve për kompaninë që rregullonte autostradën ishte i bazuar në procedura të brendshme.

Ai ka thënë se nëse këto mjete nuk do të ndaheshin, projekti në fjalë do të ndërpritje.

“Po, është bazuar në procedurat e brendshme, projekti në fjalë në gjendjen e atëhershme nuk do mund të vazhdonte dhe çështja do kalonte në shqyrtim gjyqësor ndërkombëtar. Projekti në fjalë do të ndërpritej dhe pa mbylljen e obligimit financiar ai do të kalonte në arbitrazh”, ka theksuar Haradinaj, raporton Betimi për Drejtësi.

Në këtë seancë, Haradinaj është i ftuar se dëshmitar i mbrojtjes.