Haradinaj merr pjesë në “Lutjet e mëngjesit” në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në “Lutjet e mëngjesit” në Berlin, ku ka qenë të pranishëm personalitete të ndryshme nga mbarë bota, ministra dhe deputetë të Bundestagut gjerman.

Ai ka thënë se në këtë ceremoni me karakter ndërkombëtar e ka ritheksuar rëndësinë e tolerancës dhe punës së përbashkët për paqen.

“Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve të personaliteteve të kulturës, biznesit dhe politikës, që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve, në familje dhe në shtet”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook.