Thaçi: Do bëj çmos që marrëveshja finale me Serbinë të firmoset në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se Kosova nuk duhet të mbetet peng i së kaluarës, ndaj dhe është momenti i duhur për një marrëveshje paqeje.

Thaçi derisa ka folur për 20 vjetorin e intervenimeve të NATO-s në Kosovë, për gazeten gjermane Sueddeutsche.de, kur u pyet për marrvëshjen ai ka mohuar se ajo mund të ndodhë në qershor.

”Nuk ka asgjë rreth kësaj. Por unë do të bëj çmos për të siguruar që një marrëveshje e tillë të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë”,  është shprehur presidenti Thaçi.

Hashim Thaçi më tej ka deklaruar se tani është momenti për dhënie fund të konfliktit disavjeçar mes Kosovës e Serbisë, dhe për këtë ai thotë se ka arsye.

”Për herë të parë në Serbi ne kemi një partner i cili është i gatshëm të ulet me ne dhe të diskutojmë të gjitha çështjet, duke përfshirë njohjen e Kosovës”.

”..dhe pas shumë vitesh neglizhence, tani përsëri ka një vëmendje të madhe për ne në BE dhe SHBA”.

Nëse humbet ky moment, Kosova rrezikon të humb dekada, ka deklaruar Thaçi për gazeten gjermane, njofton Klan Kosova.