Haradinaj: Nëse 100 herë me thirrë Specialja, 100 herë jepi dorëheqje

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka theksuar se nëse 100 herë e thirrë Gjykata Speciale, 100 herë do të japë dorëheqje.

“Herën e fundit jam thirrë si i dyshuar nga Specialja”, ka thënë Haradinaj.

Derisa i pyetur nga qytetarët pë koston e autostradës se Dukagjinit, ai ka thënë se çmimin e cakton tregu, derisa ministri në detyrë, Pal Lekaj ka theksuar se kjo autostradë ka koston rreth 1 miliard euro.