Vazhdojnë tensionet në Siri, Turqia rrëzon 2 aeroplanë dhe 8 helikopterë

Ushtria e Turqisë rrëzoi dy avionë luftarakë të Sirisë në Idlib, të dielën, si kundërpërgjigje për rrëzimin e një droni turk në këtë rajon.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë përmes një postimi në Tëitter ka bërë të ditur se forcat turke rërzuan dy avionë SU-24.

Ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar e quajti operacionin “Mburoja e Pranverës” dhe tha që Ankaraja kishte shkatërruar dy aeroplanët e regjimit Asad, tetë helikopterë, 100 tanke dhe gjashtë sisteme të mbrojtjes ajrore në sulme që nga 27 shkurt.

Rrëzimi i aeroplanëve është konfirmuar edhe nga agjencia siriane e lajmeve Sana, sipas të cilës pilotët arritën të shpëtojnë duke u hedhur me parashuta.

Në këtë rajon, në veriperëndim të Sirisë, janë intensifikuar luftimet mes ushtrisë turke dhe asaj siriane. Ditë më parë u vranë 33 ushtarë turq në një aksion, për të cilin u fajësua edhe Rusia.