Haradinaj para nisjes: Do ta mbrojë të drejtën

​Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj la postuar në Facebook një status pak para nisjes drejt Hagës.

Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën, thotë Haradinaj.

“Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje”.

Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë! RH