PDK-ja synon vota nga bastionet e AAK-së e të LDK-së

Partitë politike edhe në këto zgjedhje vlerësohet se shumicën e votave do t’i marrin nga bastionet, prej të cilave kanë mbështetje tash e sa kohë. Rrafshi i Dukagjinit, Drenica e Anamorava janë caqet e PDK-së, AAK-së e PSD-së, përderisa LDK-ja dhe Vetëvendosja pretendojnë të përkrahen fuqishëm nga e gjithë Kosova, shkruan Gazeta “Zëri”.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë për gazetën “Zëri” se përveç Drenicës PDK-ja vota të shumta do të marrë nga Dukagjini, Prizreni Gjilani, Peja e Podujeva.

“Ne konsiderojmë që përveçse do t’i kthejmë fuqishëm votat nga të gjitha komunat që i kemi pasur, jemi shumë të fortë edhe në Rrafshin e Dukagjinit. Përveç Prizrenit, Mitrovicës e shumë vendeve që do të kthehen në PDK, jemi mirë në të gjitha regjionet e Kosovës. Ne jemi shumë mirë edhe në Pejë, edhe në Gjakovë. Nga Prizreni do të kemi fitore të thellë të votave. Jemi mirë edhe në Gjilan, por edhe në pjesën e Podujevës”, ka thënë Beqa.