Haradinaj përkujton betejën e Maznikut

Ish kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar betejën e Maznikut, ku ra dëshmor vëllai i tij Shkëlzeni dhe dëshmorët tLuan e Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj.

“Në luftën tonë për liri kemi parë trimëri të papërsëritshme. Luftëtarë sypatrembur, të cilët u bënë mburojë për popull dhe Atdhe. Që të jetojë i lirë shqiptari, në betejën e Maznikut ranë heroikisht, Luan e Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Shkëlzen Haradinaj, trashëgiminë e të cilëve po e vazhdon Luani i Ri, bashkë me të gjithë luanët e ushtrisë së Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.