Haradinaj: Qeveria po bën eksperimente me aleatët, Gjermania e Mbretëria e Bashkuar u detyruan t’i rikthejnë ushtarët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se ”eksperimentet e qeverisë ndaj aleatëve dhe në obligimet e marrura si shtet e kthejnë Kosovën prapa”.

Këto komente Haradianj i bëri gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Komunën e Klinës.

”Bashkëbisedimin me qytetarë sot e nisa në komunën e Klinës. Diskutuam për zhvillimet politike, situatën ekononike dhe veçanërisht atë të sigurisë pas ngjarjeve në veri të vendit. Në takim me qytetarë, theksova se eksperimentet e qeverisë ndaj aleatëve dhe në obligimet e marrura si shtet e kthejnë Kosovën prapa”, ka shkruar Haradiaj në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se problemet  e sigurisë në veri kanë bërë që shetet aleate të shtojnë forcat e sigurisë.

”Ngjarjet në veri e kanë shndërruar Kosovën në problem të sigurisë ndërkombëtare. Sot, jemi në një situatë ku shtetet aleate si Gjermania e Mbretëria e Bashkuar janë detyruar t’i rikthejnë trupat e tyre në kuadër të KFOR, e kjo nuk është e lehtë për ta”.

”Është koha të mos lejojmë të dëmtohet progresi që e kemi arritur për këto 20 e sa vjet. Shkaktimi i krizave që destabilizojnë rendin e sigurinë në rajon, cenon mundësinë për zhvillim të gjithëmbarshëm dhe realizimin e aspiratës sonë për integrimin në BE dhe në NATO”, ka thënë Haradinaj./Fokusi.info/