Haradinaj: Së shpejti do të kemi zgjedhje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen se vendi së shpejti do të shkojë në zgjedhje parlamentare.

Ai ka thënë se në situatën aktuale në të cilën ndodhet Kosova, rruga e vetme është ndalja e Kurtit.

Kreu i AAK-së në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, tha se në Kosovë ka energji dhe kapacitetet për një gjë të tillë.

“Kjo situatë ka veç një dalje, ndaljen e Kurtit. Ne duhet t’i dalim Zot Kosovës duke e ndal agjendën e mohimit, rrezikimit e ekzistencës së shtetit të Kosovës nga Qeveria Kurti. Unë besoj shumë që në Kosovë ka mjaft energji, mjaft njerëz, mjaftë kapacitete që të ndalet Kurti dhe unë besojë që do të shkojmë në zgjedhje shpjet”, është shprehur Haradianj.

Partia që drejton Haradinaj ka iniciuar një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti. Por, ky mocion ende nuk ka gjetur mbështetjen edhe të dy partive tjera opozitare, PDK e LDK.