Haradinaj: Si do ta ndihmosh Kosovën z. Kurti?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti, për siç është shprehur ai, se si do ta ndihmojë vendin.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kurti ka rritur çmimin dhe ka penguar e refuzuar investime në energji.

Sipas tij, kryeministri me militantë ka kapur bordet e institucioneve dhe ndërmarrjeve./Fokusi.info/