Haradinaj: Sot në ditë feste kemi luftë sondazhesh të blera e propagandash

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se sot në këtë ditë feste kemi luftë sondazhesh e propagandash.

Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, nuk mund të ketë dedikim më të mjerë në një ditë feste se sa lufta me sondazhe të blera.

“Shtrenjtim enorm i rrymës e i gjithë artikujve elementarë ushqimor. Kosto e jetesës e papërballueshme për më shumë se gjysmën e popullsisë, e dikush po ka para me pagu sondazhe e rezultatin e tyre! Një hulumtim i thjeshtë i opinionit publik sot kushton prej 25-50 mijë euro! Prej nga këto para?! Më e pakta do të duhej që të interesohej Prokuroria, sa paguajnë dhe prej nga i kanë paratë!”, shkruan tutje Haradinaj.