Efekti Brexit: £1 = € 0.85 cent

Që nga e hëna, në aeroportet më të mëdha të Britanisë së Madhe ka rënë vlera e funtes deri në 85 cent. Në mëngjesin e sotëm në aeroportin Heathrow 1 funte ka qenë e vlefshme për 85 cent (euro).

Përderisa, në aeroportin Gatwick, të hënën mbrëma funte me euron ishin në relacionin: £1 = €0.90. Në këtë aeroport, raporti i barabartë qëndronte në mes të funtës dhe dollarit – £1 = $1.

Tregu i valutave ka shënuar një rënie të jashtëzakonshme pasi perspektiva e një marrëveshje ‘pa marrëveshje’ për Brexit duket gjithnjë e më e mundshme. Në kulmin e sezonit të festave, çmimet për udhëtarët britanikë do të jenë në nivelin më të lartë dy-vjeçar, ka raportuar media britanike Independent, përcjell albinfo.ch.